Itali, i vuri flakën vetes, humb jetën shqiptari

26/03/2011 17:45

Ka ndërruar jetë në spitalin e Palermos, pas një agonie prej 10 ditësh, shtetasi shqiptar Gjergj Semiri, që mbrëmjen e 16 marsit të shkuar në Ragusano, i kishte vënë zjarrin vetes.

Emigranti ka lënë gruan dhe një vajzë.

Autoritetet dyshojnë se shkak për këtë gjest mendohet të jetë mosmarrja e pagës nga punëdhënësi i tij.

Sipas bashkëshortes së tij, viktima nuk merrte prej kohës lekë dhe kishte kërcënuar vetëvrasjen.

Top Channel