Unaza e Madhe, banorët përplasje me policinë

25/03/2011 11:45

Kanë filluar punimet për Unazën e Madhe, në kryeqytet, të shoqëruara me një protestë nga banorët e zonës që preken nga ndërtimi i saj.

Në vendin ku po punohet, situata është e tensionuar dhe forca të shumta policie janë prezente.

Banorët kanë arritur deri në përplasje fizike me policinë e cila nuk i lejon të kalojnë tek zona e punimeve.

“Nuk na kanë njoftuar se do të shpronësohemi për projektin e Unazës së Madhe. Kërkojmë të dalë vendimi për shpronësimin me çmimin real të tokës”, shprehet një prej protestuesve.

Rreth 200 banorë të zonës së Farkës preken nga projekti aktual.

Top Channel