Tiranë, motori përplaset me kalimtarin

25/03/2011 17:20

Një kalimtar është plagosur rëndë paraditen e sotme në një aksident rrugor, ndërsa drejtuesi një motociklete ka marrë plagë më të lehta.

Aksidenti ndodhi në bulevardin “Zhan d’Ark”, në Tiranë, kur një motocikletë e goditur nga një furgon pasagjerësh është përplasur me një kalimtar në rrugë.

Kalimtari është plagosur rëndë në kokë. Bashkë me motociklistin ata janë dërguar me urgjencë në spital, ndërkohë që policia po heton ngjarjen.

Top Channel