Elbasan-Librazhd, 2 të vdekur në aksident

25/03/2011 16:55

Një aksident rrugor me pasojë vdekjen e dy personave është regjistruar pak caste më parë në aksin rrugor Elbasan-Librazhd.

Burime policore bëjnë të ditur se një automjet tip “Benz” me targë të huaj është përplasur me një tjetër automjet me targë “TR 7285 T”.

Sipas burimeve, si pasojë e përplasjes kanë mbetur të plagosur gjashtë persona të tjerë, të cilët udhëtonin në dy automjetet.

Burimet deklarojnë se për momentin nuk është e mundur identifikimi i viktimave dhe i të plagosurve. Por ato shtojnë se aksidenti dyshohet të ketë ardhur si pasojë e shpejtësisë së lartë të dy automjeteve.

Top Channel