Vlorë, dëmtohet rruga që lidh bregdetin

24/03/2011 13:45

Rruga nacionale e cila është e vetmja rrugë që të lidh Vlorën me bregdetin tashmë është e amortizuar në kilometrin e nëntë të saj.

Një gjatësi prej më shumë se 50 metra në këtë aks është shembur dhe si pasojë ka sjellë dhe probleme me qarkullimin.

Shembja nga shirat para një viti ka sjellë dhe shembjen e rrugës së cila nga dita në ditë po sjell dhe rrezik për drejtuesit e automjeteve.

Gjatë sezonin turistik në këtë aks ka dyndje automjetesh, ndërsa rruga ka ngelur me një kalim.

Drejtoria rajonale e rrugëve duket se nuk ka bërë asnjë ndërhyrje për të riparuar këtë ask të rëndësishëm turistik të vendit.

Top Channel