Kandidimi i Ramës

24/03/2011 19:35

Sa më shumë afrojnë zgjedhjet lokale, aq më shumë shtohen ethet për përplasjen e madhe për Tiranën, së paku për të cilën, të dyja palët bien dakort se do të jetë politike.

Partia Demokratike caktoi Lulzim Bashën dhe pret me ankth: cfarë do bëjë Edi Rama? Do rikandidojë?

Kreu i Partisë Socialiste është i ftuar sonte në emisionin “Top Story” dhe do t’i japë përgjigje pyetjes më të rëndësishme të sezonit politik. Sonte në orën 21, në “Top Story”.

Top Channel