Evazioni fiskal, PS: Përpjekjet formale

24/03/2011 12:55

Partia Socialiste i ka konsideruar si formale përpjekjet e qeverisë për të luftuar evazionin fiskal.

Deputeti Erion Braçe ka deklaruar se evazioni fiskal buron nga tregu i brendshëm.

“Të dyja projektligjet formale janë të tilla jo vetëm për shkak të marrëdhënieve që kemi me Singaporin, por edhe sepse evazioni fiskal buron nga tregu i bendshëm. Sa herë flitet për evazion fiskal, debati është bërë i padobishëm dhe jam i bindur që sapo të mbaroj diskutimin, qeveritarët marrin fjalën për t’iu referuar viteve më parë dhe duke folur më pas për Bashkinë e Tiranës dhe Durrësit”, tha Braçe.

“Të ardhurat në total në krahasim me buxhetin e 2010-s kanë krijuar një defiçit prej 31.6 miliardë lekësh. Të ardhurat tatimore kanë një defiçit me 39.7 miliardë lekë në krahasim me buxhetin e 2010-s”, theksoi ai.

Top Channel