Basha i paraqet Berishës dorëheqjen

24/03/2011 19:20

Ministri i Brendshëm, Lulzim Basha i ka paraqitur dorëheqjen nga posti kryeministrit Berisha, në kuadër të kandidimit të tij për kryetar të bashkisë së Tiranës.

Sipas informacioneve të fundit, Basha i ka komunikuar dhe kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli, heqjen dorë të tij nga mandati i deputetit.

Basha do të garojë më 8 maj për bashkinë e kryeqytetit kundër Edi Ramës, që drejton këtë institucion prej tre mandatesh rresht.

Kundër tij kanë garuar më parë nga PD Besnik Mustafaj, Spartak Ngjela, sot aleat dhe Sokol Olldashi, por asnjë prej tyre nuk ka dalë fitues ndaj Ramës, që është njëkohësisht edhe lideri i opozitës.

Top Channel