Vasili, pranga shoferit të furgonit

23/03/2011 16:35

Drejtoria e policisë së Elbasanit ka njoftuar se ka arrestuar shtetasin Fatmir Duka, 20 vjec, i cili ishte drejtuesi furgonit të klerikëve të komunitetit mysliman në Elbasan, që u përplas me automjetin e ministrit të Shëndetësisë Petrit Vasili.

Nga kjo përplasje u lënduan 7 persona, përfshirë ministrin Vasili, i cili pas kurimeve të para në spitalin e Elbasanit u transferua në Tiranë.

Sipas njoftimit të policisë së Elbasanit, mjeti tip furgon me targë të Kosovës “02-230 N” u përplas dje me automjetin zyrtar me targë “TR 140 Z”.

Grupi hetimor po punon për të zbardhur shkaqet e plota të këtij aksidenti. Dyshohet se drejtuesi i furgonit ka manovruar në rrugë në mënyrë të parregullt.

Materialet i kaluan prokurorisë së rrethit gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme penale.

Top Channel