Tjetër skandal për ushtarët amerikanë

23/03/2011 01:00

Një tjetër skandal shpërthen për ushtarët amerikanë. Pas fakteve dhe provave të publikuara për burgun e Abu Gharib në Irak, në shënjestër të mediave ndërkombëtarer janë ushtarët amerikanë të vendosur në Afganistan.

Në disa foto të publikuara nga e përjavëshmja gjermane Der Spiegel, tregohen ushtarë amerikanë të cilët pranë 3 trupave të pajetë të civilëve afganë, njëri prej të cilëve tërhiqet zvarrë prej flokësh, pozojnë. Madje, në një foto shfaqet një ushtar amerikan, i cili dhuron edhe një buzëqeshje për objektivin.

Reagimi i autoriteteve ushtarake amerikane ishte i menjëhershëm. 5 ushtarakë u pezulluan ndërkohë që 2 prej tyre, Jeremy Morlock dhe Andreu Holmes, të njohur që të dy si anëtarë të së ashtuquajturës “skuadra e vdekjes”, iu dorëzuan drejtësisë amerikane.

“Ushtria kërkon ndjesë për shqetësimin që mund të shkaktojnë fotot e publikuara të cilat janë në kundërshtim absolut me disiplinën, profesionalizmin dhe respektin që karakterizon ushtarët tanë. Druajmë se këto pamje monstruoze mund të vendosin në rrezik serioz forcat e koalicionit dhe marrëdhënien tonë me popullin afgan”, deklaroi koloneli Thomas Collins.

Top Channel