Libi, bombardimet tërheqin trupat nga Misrata

23/03/2011 15:05

Forcat ndërkombëtare lëshuan një seri të re sulmesh ajrore mbi forcat e Gaddafi-t në rrethinat e Misratës, lajmëruan sot mediat ndërkombëtare.

Sulmi detyroi trupat e kolonelit të tërhiqeshin, por sipas banorëve të Misratës snajpera të ushtrisë vazhdojnë të qëllojnë rastësisht civilët nga çatitë e pallateve.

Ndërkohë, forcat e Gaddafi-t kanë nisur një ofensivë të re në drejtim të Zintanit, i ndodhur pranë kufirit me Tunizinë.

Këto zhvillime po shoqërohen me debatin e fuqive perëndimore se cili duhet të udhëheqë ndërhyrjen, ndërsa Shtetet e Bashkuara të Amerikës që janë shprehur të gatshme të delegojnë pushtetin në duart e NATO-s.

Top Channel