Elbasan, në pak ditë 6 të vrarë

23/03/2011 16:25

Shkon në 6 numri i të vrarëve në Elbasan brenda pak ditëve. Ndërsa tre persona u plagosën dje në këtë qytet, të qëlluar me armë gjahu pas një konflikti në lidhje me ndarjen e zonave të shpërndarjes së televizioneve kabllore.

Policia e Elbasanit regjistroi paraditen e sotme rreth orës 11 vrasjen e gjashtë. Viktima është 49-vjecari Adriatik Gjini, roje i shkollës së fshatit Mollas.

Në orën 11, gjatë pushimit të madh, ai ka penguar 17-vjecarin me iniciale E.C që të hynte në ambjentet e shkollës.

Pas konfliktit, adoleshenti e ka qëlluar disa herë me një kacavidë në qafë rojen e shkollës, i cili më pas ka humbur jetën në spitalin e Elbasanit.

Sipas policisë, autori i vrasjes është nga fshati Mollas dhe është njëkohësisht me precedentë penalë për vjedhje.

Është bërë kërkimi në banesën e tij dhe në zonën perreth për ta kapur, ndërsa janë marrë në pyetje edhe të afërmit dhe dëshmitarët e kësaj ngjarjeje.

Mësohet se 17-vjecari ishte lënë në arrest shtëpie për një krim të kryer më herët. Pas krimit adoleshenti vrasës është larguar drejt një zone të pyllëzuar pranë fshatit Mollas.

Top Channel