Libia, Obama-Erdogan: Ok, rezolutës së OKB-së

22/03/2011 17:45

Në një bisedë të përbashkët presidenti amerikan Barack Obama dhe presidenti turk Erdogan kanë theksuar impenjimin e tyre për të mbështetur plotësisht rezolutat 1970 e 1973 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Dy liderët kanë theksuar se kjo kërkon një mbështetje të gjerë ndërkombëtare, përfshirë edhe vendet arabe.

Ndërkohë ata kanë rënë dakord se kontributet ndërkombëtare për vënien në zbatim të rezolutës 1973 mbi Libinë “janë bërë të mundura nga aftësitë e kontrollit dhe nga komanda unike ndërkombëtare e NATO-s”.

Top Channel