Jemen, Liga Arabe: Jo krime mbi civilët

22/03/2011 18:50

Liga Arabe ka dënuar ashpër krimet ndaj civilëve duke shprehur shqetësim të thellë për dhunën.

Lajmin e ka bërë të ditur organizmi panarab në një komunikatë.

Sipas Ligës Arabe, situata aktuale në Jemen, është shumë e rrëzikshme dhe e rëndë sepse kërcënon unitetin e shtetit dhe stabilitetin e tij.

Liga fton që të bëhen të gjitha përpjekjet për të ruajtur unitetin ndërkombëtar dhe lirinë e shprehjes, duke nxitur thirrjet për dialog dhe metodat demokratike.

Top Channel