Zjarr masiv në portin kryesor të magazinimit dhe eksportit të naftës në Emiratet e Bashkuara Arabe, dyshohet se është shkaktuar nga sulmet iraniane
Prokurorët gjermanë kërkuan dënimin me gjashtë vjet burg të të moshuarit John Demjanjuk, pasi sipas tyre ekzistojnë prova të pakundërshtueshme se ai morri pjesë në masakrimin e hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore.
90-vjeçari konsiderohet si bashkëpunëtor në vrasjen e 27 900 hebrenjve në kampin e përqëndrimit të Sobiborit, në Poloninë Naziste të vitit 1943.
I lindur në Ukrainë, Demjanjuk u ekstradua në Gjermani për t’u përballur me akuzat një vit më parë, pasi u arrestua në banesën e tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Demjanjuk i ka hedhur poshtë akuzat, por sipas prokurorëve ai ishte pjesë e gardës ukrainase të quajtur “Trawniki”, ku shtetas sovjetikë pro-nazistë u rekrutuan dhe u ngarkuan me detyrën e shfarrosjes së hebrenjve në territoret e pushtuara lindore të Gjermanisë.
Rreth 250 mijë persona gjetën vdekjen në dhomat e gazit të Sobiborit, ndërsa Demjanjuk ishte një prej personave që kryenin këtë proces.
90-vjeçari mbrohet duke thënë se nuk i kreu këto akte me vullnetin e lirë dhe se ishte i detyruar të vepronte kështu, për të mos përfunduar edhe ai vetë në dhomat e gazit.
Top Channel