Durrës, nis seanca ndaj Paro Lacit

22/03/2011 11:30

Në gjykatën e Durrësit ka nisur para pak castesh seanca për dhënien e masës së sigurisë ndaj presidentit të klubit të Rubikut, Paro Laci dhe 8 personave të tjerë.

Grupi në fjalë u arrestua ditën e shtunë nën akuzat e mashtrimit, ndikimit në institucione dhe trukimit të ndeshjeve të futbollit.

Para fillimit të seancës, Laci ka sulmuar verbalisht kryeministrin Sali Berisha duke deklaruar se, “kam mbështetur gjithmonë Berishën, ndërsa tani jam kundër tij”.

Disa prej personave që u arrestuan javën e kaluar janë zyrtarë të shtetit dhe dyshohen se kanë favorizuar disa koncesione minerare për Lacin.

Top Channel