Rama: Lajm i keq për Berishën

21/03/2011 19:45

Edi Rama ka pranuar, edhe pse jo në mënyrë të drejtpërdrejtë, rikandidimin e tij për të katërtën herë për postin e kryetarit të bashkisë së Tiranës.

Deklarimin zyrtar, Rama e kishte lajmëruar për të hënën, por sic tha ai, nuk dëshironte që në këtë ditë me diell t’i jepte lajmin e keq kundërshtarëve politikë.

“Sot ishte një ditë e mrekullueshme që për mua nisi me daullen e paqes dhe tani po shkon drejt fundit me takimin me presidentin e ri të Kosovës, që kam nderin ta mikpres në bashkinë e Tiranës. Dhe, për hirë të mrekullisë së diellit, më lejoni të mos e mërzis Saliun me ndonjë lajm të keq”, ka deklaruar Rama.

Zoti Rama është zgjedhur për herë të parë në këtë post në vitin 2000, duke pasuar demokratin Albert Brojka. Pas Mustafajt, Ngjelës, sot aleat, e Olldashit në vitin 2007, këtë herë mesa duket do të jetë radha e Lulzim Bashës që do të konkurrojë përballë Ramës.

Top Channel