Shqipëria mbështet sulmet ndaj Libisë

20/03/2011 15:00

Disa orë pas fillimit të sulmeve ajrore mbi Libi, kryeministri Sali Berisha përshëndeti vendimin e koalicionit për të mbrojtur civilët libianë nga regjimi i Gedafit si dhe ofroi ndihmën e Shqipërisë për të lehtësuar veprimet e koalicionit ndërkombëtar.

Në një njoftim për shtyp të Kryeministrisë, këto operacione cilësohen plotësisht legjitime, pasi kanë si qëllim kryesor mbrojtjen e lirive dhe të drejtave universale që meritojnë libianët.

Ne shqiptarët, thuhet në deklaratë, në 20 vjetorin e shëmbjes së Benalive dhe Gedafëve të Shqipërisë që sunduan këtë vend me dhunë dhe terror për pothuaj gjysmë shekulli, mirëkuptojmë më shumë se të tjerët, aspiratat e kombit arab për liri dhe dinjitet dhe vlerësojmë lart çdo ndihmë ndërkombëtare ndaj tij.

“Shqipëria mbetet e gatshme t’i ofrojë lehtësitë e nevojshme koalicionit ndërkombëtar në misionin e tij shumë të rëndësishëm për lirinë, paqen, dhe stabilitetin në Mesdhe”, përfundon deklarata.

Top Channel