Levan-Vlorë, Olldashi: Gati për sezonin turistik

20/03/2011 15:30

Ministri i Transporteve, Sokol Olldashi ka deklaruar se në fillim të sezonit turistik do të përfundojnë punimet e autostradës Levan – Vlorë.

Duke folur për sezonin e ri turistik dhe për Vlorën,  Olldashi u shpreh se sapo kanë përfunduar punimet në segmentin nga Novosela deri në hyrje të Vlorës në një gjatësi prej 16 kilometrash.

“Punimet do të vazhdojnë intensivisht në autostradën Levan-Vlorë. Jemi në segmentin nga Novosela drejt Vlorës dhe jemi në përfundimin e asfaltimit të këtij segmenti për të bërë të mundur që brenda fundit të prillit ose ditëve të para të majit, të hapim 16 km e para të autostradës për trafikun. Synimi është që pasi të hapen 16 km e para, të bëjmë të mundurhapjen e të gjithë autostradës, nga Levani në Vlorë përpara sezonit turistik”, tha ministri Olldashi.

Autostrada Levan-Vlorë është pjesë e korridorit 8. Me një gjatësi 24 km, do t’u mundësojë  automjeteve të lëvizin me një shpejtësi prej 120-130 km/orë dhe pritet të shkurtojë ndjeshëm kohën e udhëtimit drejt qytetit bregdetar në jug të vendit.

Top Channel