Ngjela: Ambasadorët të ikin në shtëpi

19/03/2011 15:50

Opozita do të demonstrojë forcën e saj gjatë gjithë fushatës elektorale për zgjedhjet vendore, për t’i dhënë të kuptohet qeverisë, sic tha Spartak Ngjela, se duhet të largohet menjëherë nga pushteti dhe t’i hapë rrugë zgjedhjeve të parakohshme.

“Duke filluar nga dita e parë e fushatës dhe deri në rrëzimin e kësaj qeverie, ne do bëjmë një demonstrim të forcës në sens demokratik, për të treguar se do triumfojë demokracia dhe jo kjo tirani që ekziston dhe që duhet rrëzuar sa më parë”, ka deklaruar Ngjela.

Nga krahu tjetër, Ngjela i ka bërë thirrje ambasadorëve të akredituar në Tiranë që të mbajnë vendin e tyre, duke mos u implikuar politikisht gjatë takimeve të tyre në zona të ndryshme të vendit.

“Ju sugjeroj ambasadorëve që kanë dalë me papërgjegjësi nëpër Shqipëri, se po marrin përbuzjen e shqiptarëve. Kurrë të mos iu shkojë mendja se shqiptarët janë qytetarë të rangut të dytë. Le të futen në shtëpitë e tyre ashtu sic bëjnë në vendet e tjera të botës. Është mendjelehtësi të mendojnë se do t’i bindin ata për të kundërtën”, ka pohuar Ngjela.

Top Channel