Indi, zjarr në kampin e refugjatëve, 15 viktima

19/03/2011 14:10

Një zjarr shkretoi një kamp refugjatësh në verilindje të Indisë, duke shkaktuar 15 viktima, midis të cilëve edhe katër fëmijëve.

Siç informon “Associated Press”, zjarri u inkurajua nga erërat e fuqishme dhe zjarrëfikset e vendosën nën kontroll pas vetëm tre orësh.

Të paktën dhjetë persona të tjerë janë plagosur, disa prej tyre në gjendje kritike dhe po transportohen me helikopterë për në spitale.

Disa dhjetëra të tjerë arritën të shpëtonin me plagë të lehta, nga kampi i ndodhur 170 kilometra larg kryeqëndrës së krahinës Tripura, Agartala.

5 000 familje të një minoriteti të vogël në Indi ishin strehuar në qëndrën pritëse, pas dhunës ndaj tyre në një krahinë tjetër të quajtur Mizoram.

Top Channel