Avionët francezë godasin Libinë

19/03/2011 18:25

Një avion francez ka kryer sulmin e parë në Libi, tani që hyn në fuqi rezoluta e OKB-së për krijimin e një zone ndalim-fluturimi.

Objektiv i sulmit ishte një automjet ushtarak, bëjnë të ditur burime pranë Ministrisë franceze të Mbrojtjes.

Sulmi i parë vjen vetëm pak orë pasi liderët perëndimorë dhe ata arabë ranë dakord në Paris për nisjen e sulmeve ndaj Gaddafi-t.

“Forcat tona ajrore do të kundërshtojnë cdo agresion”, deklaroi në përfundim të samitit presidenti francez Nicolas Sarkozy.

Më herët, forcat pro-Gaddafi sulmuan bastionin e rebelëve në Bengazi, bën të ditur BBC, ndërkohë që qeveria libike e mohon një sulm të tillë.

Top Channel