Aleanca Kuqezi: Platformë kundër regjistrimit etnik

19/03/2011 10:20

Aleanca Kuqezi ka bërë të ditur se ka platformë dhe plan veprimi kundër regjistrimit të popullsisë në baza etnike.

“Synimi i peticionit është mbledhja e 50 mijë firmave dhe për këtë kemi grupe aktivistësh në të gjithë Shqipërinë. Maratona do të zhvillohet në çdo qytet, brenda dhe jashtë Shqipërisë”, bën të ditur Aleanca.

“Peticioni do të shkojë kudo ku jetojnë shqiptarë dhe do të bllokohen shkeljet dhe falsifikimet e ndryshimit të kombësisë”, thekson Aleanca.

Top Channel