Lajçak, në Shqipëri për zgjedhjet

18/03/2011 14:30

Diplomati Miroslav Lajçak, i dërguari i posacëm i Bashkimit Europian për Shqipërinë do të jetë në Tiranë më 22 mars.

Detyra e Lajçak ishte të negocionte mes pozitës dhe opozitës në Shqipëri për gjetjen e një zgjidhjeje të krizës së rëndë politike.

Në vizitat e mëparshme ai është takuar me kryeministrin, kreun e opozitës dhe presidentin e vendit. Klima e tensionuar që solli vrasjet në demostratën e 21 janarit ishte arsyeja kryesore e ardhjes së tij në Shqipëri.

Gjatë vizitave të fundit, Lajçak kërkoi që forcat politike të punonin në funksion të përgatitjes dhe realizimit sa më të mirë të zgjedhjeve të 8 majit.

Duket se edhe vizita e tij më 22 mars, në prag të fushatës elektorale, do të fokusohet kryesisht në cështjet që kanë të bëjnë me zgjedhjet vendore.
 

Top Channel