Shkodër, ankesa për listat

17/03/2011 13:30

Për drejtuesit e degës së Partisë Socialiste në Shkodër, listat zgjedhore në këtë bashki kanë shumë probleme.

Ato nisin që nga mungesa e kodit të banesës për 30 mijë votues deri tek ndryshimi i qendrës së votimit për 9 mijë votues të tjerë. Shqetësimet janë bërë prezent nga drejtuesja e degës së Partisë Socialiste të këtij qyteti.

“Në kundërshtim me ligjin është edhe pasja e qendrave me mbi 1 mijë votues. Në kundërshtim me kërkesat ligjore në mënyrë të përsëritur është vendosut të kryehet proçësi i votimit për gjashtë qendra në lokale private të përzgjedhura në mënyrë selective dhe të njëanshme. Ka edhe parregullsi të tjera me 18 vjeçarët e parregjistruar, të vdekur në listat e zgjedhësve etj”, është shprehur Keti Bazhdari, kryetare PS-së, Shkodër.

Nga e gjithë kjo panoramë, Partia Socialiste e Shkodrës e shikon me mjaft pikëpyetje normalitetin e proçesit zgjedhor duke u bazuar në parregullsitë e hasura për të cilat është vënë në djeni dhe OSBE-ja dhe ODIHR-i.

Top Channel