Ivanov: Bashkëpunimi ekonomik, i dobët

17/03/2011 12:40

Presidenti i Maqedonisë, George Ivanov ka theksuar se edhe pse bashkëpunimi politik midis Shqipërisë dhe vendit të tij është i mirë, marrëdhëniet ekonomike mes dy vendeve nuk janë në nivelin e duhur.

Shkak sipas liderit maqedonas, është infratsruktura e dobët që lidh dy vendet, gjë që do të përmirësohet, sipas tij, nëpërmjet ndërtimit të korridorit 8.

“Bashkëpunimi politik nuk përkon me bashkëpunimin në fushën ekonomike. Një nga arsyet është infrastruktura jo e mirë midis dy vendeve tona. Është pikërisht korridori 8 që do të sjellë një përmirësim të marrëdhënieve ekonomike me qëllim që prodhimet maqedonase të jenë në Shqipëri dhe ansjelltas”, është shprehur Ivanov gjatë një konference për shtyp, në krahë të homologut shqiptar Bamir Topi.

Top Channel