Droga, goditet grupi shqiptar në Itali

15/03/2011 13:35

Një grup trafikantësh shqiptarë drogash të rënda është shpartalluar nga skuadra speciale e qytetit të Bolonjës në Itali, që ka kryer një seri arrestimesh.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat italiane, sipas të cilave gjatë hetimeve që kanë zgjatur tre vjet janë sekuestruar 41 kilogramë heroinë dhe 20 kilogramë kokainë.

Sipas burimeve, operacioni, i koduar me emrin “Non plus Ultra”, ka shkatërruar një strukturë komplekse kriminale që vepronte në veri të Italisë, si dhe në Zvicër e Holandë.

Burimet shtojnë më tej se arrestimet e trafikantëve janë kryer në qytete të ndryshme të Italisë.

Top Channel