Arvizu përkujton tre vjetorin e Gërdecit

15/03/2011 16:55

Ambasadori amerikan, Aleksandër Arvizu ka përkujtuar edhe tre vjetorin e shpërthimit në Gërdec, në ceremoninë e zhvilluar në Ministrinë e Jashtme me rastin e 20 vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve mes SHBA-ve dhe vendit tonë.

Në një ceremoni të zhvilluar në Ministrinë e Jashtme, kryediplomati amerikan në Tiranë, ka shprehur keqardhjen e tij viktimat dhe ka theksuar mbështetjen që ka dhënë Uashingtoni për vendosjen e drejtësisë.

“Sot është përvjetori e një ngjarjeje që ndodhi 3 vjet më parë në Shqipëri. Çdo person në këtë dhomë ndjen dhimbje për atë që ndodhi tre vjet më parë. Ne lutemi për shpirtrat e tyre gjithashtu theksoj mbështetjen që kemi dhënë që të bëhet drejtësia. Të mbajmë një minutë heshtje në kujtim të tyre”, tha Arvizu.

Top Channel