3-vjetori i Gërdecit, homazhe viktimave

15/03/2011 12:20

Familjarë të viktimave të tragjedisë së Gërdecit po bëjnë homazhe në nder të të afërmve të tyre që humbën jetën 3 vjet më parë.

Në homazhe, përvec familjarëve marrin pjesë edhe qytetarë të ndryshëm, si dhe ish-punëtorë të fabrikës së demontimit të municioneve.

Ata po vendosin lule në memorialin përkujtimor të ngritur posacërisht për viktimat, në fshatin me të njëjtin emër.

Nga shpërthimi i ndodhur fiks 3 vjet më parë në fabrikën e demontimit humbën jetën 26 persona, ndërsa qindra të tjerë mbetën të plagosur.

Vetëm pak kohë pas ngjarjes gjykata nisi me shumë bujë procesin, por personat që konsiderohen përgjegjës, Dritan Minxolli, Ylli Pinari, Mihal Delijorgji dhe Sokol Ngjeci më 7 shkurt të këtij viti lanë qelitë e burgimit, për shkak të skadimit të afateve.

Ndërsa ministrit të Mbrojtjes në kohën e tragjedisë, Fatmir Mediu, gjykata i riktheu imunitetin pasi fitoi mandatin e deputetit në zgjedhjet e 28 qershorit.

Top Channel