
Zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, PJ Crowley, dha dorëheqjen pasi cilësoi “të ekzagjeruar” sjelljen e autoriteteve ndaj njeriut që akuzohet se i dha sekretet shtetërore Wikileaks-it.
Në deklaratën e dorëheqjes, ai theksoi se po merr përsipër përgjegjësinë për deklaratat personale të pavenda për rastin e Bradley Manning-ut.
Ushtari Manning mbahet i burgosur në një burg të sigurisë së lartë, ndërsa është njohur 34 akuza, midis të cilave spiunazhi. Ai rrezikon dënimin me vdekje.
Manning ka tentuar disa herë të vrasë veten, për shkak të trajtimit që i është rezervuar që prej shpërthimit të skandalit “Wikileaks”.
Sekretarja e Shtetit, Hillary Clinton, deklaroi se e pranonte dorëheqjen e Crowley-t me keqardhje, pas shërbimit të tij të dalluar për vendin.
Top Channel