PS: KQZ po manipulon zgjedhjet

14/03/2011 19:55

Partia Socialiste ka sulmuar sërish kreun e KQZ, Arben Ristani, duke e akuzuar për manipulim të zgjedhjeve të ardhshme lokale.

Socialistët kanë deklaruar se, ndërsa u vendos që materialet të ishin sekret për opoziten, ato po fotokopjohen në fshehtësi për Berishën dhe Bashën.

“Denoncojmë edhe njëherë Arben Ristanin si shkelës të ligjit për fotokopimin e materialeve zgjedhore të qershorit 2009 në bodrumet e KQZ, me qëllim vënien e tyre në dispozicion të Saliut. Ato materiale që iu mohuan opozitës për të penguar transparencën, po përdoren nga Ristani për manipulimin e zgjedhjeve të radhës”, ka deklaruar sekretari për cështjet zgjedhore në PS, Armando Subashi.

Top Channel