Disa orë pas arrestimit të 61 piratëve nga marina indiane, në një deklaratë nga Somalia, një drejtues i lartë i piratëve kërcënoi Nju Delhin me sulme në ujrat e tij, nëse nuk do të lirojë të kapurit.
Duke folur nga kryeqyteti somalez i Mogadishus, Bile Hussein, i shumëkërkuar nga Interpoli për organizimin e sulmeve të piratëve, parashikoi “trazira” për marinarët indianë dhe anijet e tyre.
”I dërgojmë një mesazh qeverisë indiane që të lirojë miqtë tanë, ose ata duhet të përballen me pasojat dhe duhet të jenë të gatshëm që edhe qytetarët e tyre të keqtrajtohen në të ardhmen.
Janë shumë njerëz indianë që udhëtojnë në dete dhe disa prej tyre janë edhe në duart tona. Mbase duhet t’i mbyllim nëpër kafaze siç po bëjnë indianët”.
Mbi 30 mjete dhe mbi 660 pengje mbahen në duart e piratëve somalezë, të cilët fitojnë me qindra milionë dollarë nga dëmshpërblimet që marrin çdo vit për lirimin e viktimave të tyre.
Top Channel