Misioni i BE-së vizitoi Libinë

14/03/2011 21:55

Një mision i Bashkimit Evropian, i drejtuar nga italiani Agostino Miozzo, ka mbërritur dje në Bengazi dhe ka vizituar zonën në kufirin mes Libisë dhe Egjiptit.

Lajmin e ka bërë të ditur Maja Kocijancic, zëdhënëse e shefes së Politikës së Jashtme të BE, Catherine Ashton.

Aktualisht misioni është në rrugën e kthimit për në Evropë, ka deklaruar zëdhënësja, e cila nuk ka dhënë detaje mbi aktivitetin e tij.

Ndërsa presidenti i Komisionit Evropian, Jose Manuel Barroso ka deklaruar se BE nuk mund të tolerojë një regjim që hap zjarr ndaj popullit të tij.

“Evropa është përkrah atyre që luftojnë për liri dhe për një të ardhme më të mirë”, ka pohuar Barroso, duke theksuar se qeveria libike duhet të zbatojë të drejtën ndërkombëtare.

Ndërkohë, burime pranë qeverisë libike kanë njoftuar se Zuvarah, zonë
rreth 100 kilometra nga kufiri me Tunizinë, është plotësisht në duart e
trupave pro-Gaddafi-t.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA