Nivelet e krimit të organizuar po rriten në mënyrë të rrezikshme në vendet e Amerikës Qëndrore, ndërsa kartelet e drogës po zgjerojnë aktivitetin e tyre në jugun e Meksikës.
”Kartelet po shndërrojnë El Salvadorin në një vend për të pastruar paratë, për të bërë transaksionet e drogës apo takimet e rëndësishme”, deklaroi drejtori i përgjithshëm i policisë së Salvadorit, Haward Cotto.
Pas luftës së shpallur të autoriteteve ndaj karteleve në Meksikë dhe Kolumbi, mafia duket se po zhvendoset gjithmonë e më shumë në vende si Nikaragua, Panama, Honduras apo El Salvador.
Këto vende të Amerikës Qëndrore shërbejnë si ndërlidhje midis Amerikës së Veriut dhe asaj të Jugut, prandaj paraqesin një pikë të rëndësishme strategjike për mafian.
Mungesa totale e kontrollit të kufijve, korrupsioni i jashtëzakonshëm dhe struktura e krimit të organizuar prej grupeve vendase ka bërë të mundur që infrastruktura të jetë e gatshme për mafian meksikane.
Top Channel