
Forcat rebele në Libi lajmëruan për rimarrjen e qytetit lindor të Bregës, vetëm një ditë pasi ai ra në duart e një reparti elitë të ushtrisë libiane.
Mediat ndërkombëtare nuk janë në gjendje të konfirmojnë për momentin lajmin, pasi aksesi i korrespondentëve në zonë është i pamundur.
Një ditë më parë, repartet e besuara të Gaddafi-t, të ndihmuar nga ajri dhe artileria e rëndë, arritën të merrnin zotërimin e qytetit të ndodhur pranë rezervave të rëndësishme të naftës dhe disa rafinerive të rëndësishme.
Ndërkohë, qyteti rebel i Ajdabijës është duke përjetuar bombardime të rënda ajrore, ndërsa ushtria e rregullt po përpiqet të shtyjë edhe më tej në lindje zonat e saj të pushtimit.
Besohet se me qindra persona kanë mbetur të vrarë deri tani në betejën e Bregës.
Top Channel