Një tërmet me magnitudë 5,7 të shkallës rihter goditi pjesën veri-lindore të Japonisë pak më parë, ndërsa pllakat tektonike vazhdojnë të lëvizin edhe katër ditë pas tërmetit shkatërrimtar të së premtes.
Ndonëse në kushte normale një tërmet i këtyre përmasave nuk është shqetësues në ishullin e mirëpërgatitur ndaj tërmeteve, ai është i rrezikshëm pasi disa prej strukturave janë tashmë të cënuara dhe mund të rrëzohen.
Gjithashtu, frika nga një tsunami i ri ndërpreu përkohësisht punën e shpëtimit të të mbijetuarve, deri në heqjen e alarmit.
Tërmeti me magnitutë 9 i shkallës rihter ishte më i fuqishmi që kishte goditur ndonjëherë Japoninë, që prej shpikjes së aparaturave matëse për forcën e tërmeteve, në mesin e viteve 1800.
Top Channel