
Franca do të ushtrojë presion mbi ministrat e jashtëm të G8-s në Paris, për të vendosur një zonë ndalim fluturimi dhe për të ashpërsuar sanksionet ndaj Libisë.
Sipas Agjensisë Franceze të Lajmeve “AFP”, situata në vendin e Afrikës së Veriut do të jetë në qendër të vëmendjes në takimin e nesërm.
Franca, e cila është presidentja e radhës në G8, do të përpiqet të bindë ministrat e jashtëm të SHBA-së, Rusisë, Britanisë, Kanadasë, Gjermanisë, Italisë dhe Japonisë se një përfshirje më e madhe në çështjen libiane është e domosdoshme.
Avionët dhe tanqet e Muammar Gaddafi-t janë duke shtypur në masë revoltat në qytetet e rënë në duart e rebelëve, ndërsa viktimat mes civilëve janë të shumta.
Pavarësisht se Parisi zyrtar është i vetmi shtet në botë që njeh autoritetin e rebelëve si qeveria zyrtare e Libisë, ai përgënjeshtroi një lajm të transmetuar nga “Al Jazeeira”, që spekuloi se Franca po përpiqet të bindë SHBA-në dhe Britaninë për t’i dërguar armë rebelëve.
Top Channel