
Trupa nga disa vende të Gjirit Persik, përfshi Arabinë Saudite, mbërritën sot në Bahrein pas kërkesës së mbretërisë së vendit të vogël ishullor.
Lëvizja vjen pas disa ditësh intensifikimi të përplasjve me protestuesit anti-qeveritarë, ndërsa shtatë persona mbetën të vrarë gjatë shkurtit.
Trupat duhet t’i vijnë në ndihmë forcave qeveritare për të garantuar ruajtjen e qetësisë në vend, ndërsa opozita e ka konsideruar zbarkimin si një pushtim.
Një mijë trupave të mbërritura në mëngjes nga Arabia Saudite i janë bashkuar edhe forca nga Kuvajti, Omani, Katari dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.
Mbreti Hamad bin Issa al-Khalifah i ka ofruar dialog protestuesve, por ata kanë refezuar, duke theksuar se dëshirojnë autoritetet të dorëhiqen. Ai dhe familja e tij sunite drejtojnë një vend me shumicë shiite.
Top Channel