Trupat ushtarake të Muamar Gadafit po përparojnë duke rimarrë nën kontroll të tjera territore që mbaheshin nga kryengritësit e armatosur.
Televizioni shtetëror libian, raportoi se qyteti port i Bregas, në linde të vendit, u ‘pastrua’ nga bandat kriminale. Forcat kryengritëse në Libi po humbin cdo ditë terren përballë forcave të Gadafit, ashtu sic ndodhi të shtunën me portin e naftës të Ras Lanufit.
Rebelët janë parë me kamionë të tërhiqeshin nga Brega edhe më në lindje, duke iu afruar qytetit të Bengazi, epiqendra e rezistencës anti-Gadafit. Shumë banorë po i drejtohen kufirit.
Presioni ndërkombëtar po shtohet për të vendosur një zonë ndalim-fluturimi në Libi. Liga Arabe bëri thirrje për krijimin e një zone ndalim-fluturimi, por Kombet e Bashkuara nuk kanë ndërmarrë asnjë lëvizje deri më tani.
Top Channel