Japoni, Kan: Situata, më keq se paslufta
13/03/2011 12:55
Kryeministri japonez, Naoto Kan, i ka bërë apel popullit të tij për të qëndruar të bashkuar në këtë moment të errët pas tërmetit që përfshiu vendin aziatik.
“Ky është momenti më i vështirë që nga mbarimi i Luftës së Dytë Botërore”, u shpreh Kan.
“Kërkoj nga të gjithë qytetarët të qëndrojnë të bashkuar për të kaluar këtë situatë”, theksoi kryeministri.
Top Channel