Durrës, pranga të kërkuarit për vrasje

13/03/2011 17:20

Policia e Durrësit prangosi 72 vjeçarin Nebi Ajazi, të dënuar me 18 vjet heqje lirie për një krim të kryer në vitin 1999.

I moshuari është dënuar për një ngjarje të rëndë të ndodhur në vitin 1999 në rrethin e Dibrës, kur ka vrarë 9 vjeçarin Fatjon Buçi dhe ka plagosur të ëmën e tij, Donika Buçi.

Megjithëse gjykata e shpalli fajtor dhe e dënoi me18 vjet burg, 72 vjeçari kishte arritur që për më shumë se 11 vjet t’i fshihej policisë.

Top Channel