“Romët”, PS: U dëbuan për interesa biznesi

13/03/2011 19:20

Deputeti socialist Taulant Balla, denoncoi Ministrin e Brendshëm, interesat ekonomike të lidhura me të dhe kryeministrin Berisha, për heshtjen ndaj dhunës që u ushtrua mbi komunitetin rom këtu në Tiranë.

Zoti Balla tha se  romët ranë viktima të planeve të ndërtuesve që mbështeten nga Lulëzim Basha.

“Heshtja e qeverisë, e Ministrisë së Brendshme, e Policisë së Shtetit mbi dëbimin me armë të familjeve rome flet qartë. Romët u dhunuan e më pas u dëbuan nga njerëz të armatosur të cilët gëzojnë mbrojtjen e Saliut dhe të Lulit. Këta qytetarë të Republikës së Shqipërisë, u dëbuan ku Saliu de kandidati i tij për Tiranën duan të ndërtojnë pallate me klientelën e pushtetit të tyre të kalbur. Si ka mundësi që policia edhe sot nuk ka një reagim për të marrë në mbrojtje qytetarët të këtij shteti, që rrihen, kërcënohen e zbohen me armë nga mercenarë të armatosur?”, deklaroi deputeti Balla.

Top Channel