Minatorët, protestë para kryeministrisë

12/03/2011 12:00

Sindikata e minatorëve të Shqipërisë po zhvillon një protestë në Tiranë, para selisë së kryeministrisë.

Të udhëhequr nga kryetari i sindikatës, Fiqiri Xibri, minatorët kërkojnë kushte më të mira pune, si dhe rroga e pensione më të larta.

Ata kanë zgjedhur bulevardin “Dëshmorët e Kombit” për të protestuar kundër politikave të qeverisë ndaj minierave, të cilat janë në kushte të mjerueshme.

Më problematike është miniera e Bulqizës, ku vdekjet e minatorëve për shkak të kushteve të rënda të punës kanë arritur shifra të frikshme.

Top Channel