Dëbimi i romëve, PS akuzon qeverinë

12/03/2011 13:30

Partia Socialiste ka fajësuar sot qeverinë për dëbimin me dhunë të romëve nga banesat dhe më pas djegien e tyre.

Në një deklaratë për shtyp, deputetja Vasilika Hysi ka akuzuar kryeministrin Berisha dhe ministrin e Brendshëm Basha, se po keqpërdorin policinë për qëllimet e tyre.

“Romët u detyruan të largohen nga shtëpitë. Kjo është një shkelje e lirive dhe të drejtave të njeriut. Policia e Shtetit, e drejtuar nga Lulzim Basha, ka degraduar deri në dëbimin e njerëzve dhe në djegien e banesave të tyre”, ka deklaruar Hysi.

Top Channel