Parlamenti i ri shqiptar

11/03/2011 15:45

Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli prezantoi në ambjentet e Kryesisë, 12 maketet e projektuara për godinën e re të Parlamentit.

Prezantimi i projekteve është bërë në prani të drejtuesve të mediave, nga kryetarja e Kuvendit e cila tha se ky është një proçes transparent, që do të bëhet publik edhe për qytetarët.

“Ngritja e një kompleksi të ri parlamentar është një moment shumë i veçantë. Kompleksi i ri parlamentar do të ngrihet si një monument i demokracisë”, është shprehur Topalli.

Zonja Topalli nuk dha një përgjigje të prerë se kur do të ndërhyhet për prishjen e piramidës.

Top Channel