Drejtësia, “ka nevojë për transparencë”

11/03/2011 12:20

Në Ministrinë e Drejtësisë u mbajt tryeza për konsolidimin e sistemit të drejtësisë në Shqipëri.

Ambasadori amerikan në Tiranë, Alexander Arvizu, gjatë fjalës së tij ka kërkuar që të ndryshohet Kodi i procedurës Penale.

Gjithashtu, Arvizu ka kërkuar ndryshime edhe në rastet e heqjes së imunitetit të gjyqtarëve.

Edhe zëvendësambasadori i BE, Luiggi Bruse e ka vënë theksin tek nevoja e transparencës tek sistemi gjyqësor. Edhe imuniteti, sipas tij, është një pengesë për cështjet e hapura, pasi hetimet nuk duhet të zgjasin pafundësisht.

Deklaratat e diplomatëve janë mbështetur nga ministri i Drejtësisë, Bujar Nishani, i cili ka nënvizuar se imuniteti i gjyqtarëve dhe transparenca janë pika kyce të sistemit gjyqësor.

“Këto pika përbëjnë themelin dhe grancinë e cdo shoqërie demokratike”, ka deklaruar ministri i Drejtësisë.

Top Channel