Kryetari i Partisë Demokratike të Serbisë, Vojisllav Koshtunica ka deklaruar se qeveria serbe ka poshtëruar vendin në mënyrën më të keqe të mundshme, duke rënë dakord për nisjen e bisedimeve me përfaqësuesit e shtetit “të rremë” të Kosovës.

“Është e padenjë që këtë heqje dorë nga Kosova në emër të Serbisë e bën një zyrtar shtetëror, ndërkohë që ata që me Kushtetutë kanë për detyrë të udhëheqin vendin dhe të mbrojnë rendin kushtetues, janë të zënë me cështje të tjera”, ka pohuar Koshtunica.

Sipas tij, cmimi që duhet të fitojë Serbia nga Brukseli dhe Uashingtoni për një dialog të suksesshëm me shtetin “e rremë” të Kosovës është kandidatura për në BE.

“Deri tani asnjë vend nuk e ka paguar hyrjen në Bashkimin Evropian me territorin e tij, përvec Serbisë”, ka shtuar ish-kryeministri serb.

Top Channel