Dule mbështet Bollanon

10/03/2011 14:15

Kryetari i PBDNJ-së, Vangjel Duke ka shprehur mbështetjen e tij për Vasil Bollanon, si kandidat për Bashkinë e Himarës, në zgjedhjet lokale të 8 majit.

Ai theksoi se të gjitha akuzat e ngritura ndaj kreut aktual të bashkisë janë në gjykatë dhe nuk ka përfunduar ende proçesi.

“Për momentin që po flasim diskutojmë për vendimet dhe përzgjedhjet e PBDNJ-së, kur të vijë momenti për forcat e tjera, do të shprehim edhe mendimet tona. PBDNJ është në fazën dhe elaburimit të alternativave dhe perzgjedhjes se kandidaturave. Edhe pse u takon strukturave drejtuese në bashkëpunim me partnerët strategjik, mund t’ju them se kandidatura e zotit Bollano është një kandidaturë e dhënë për Bashkinë e Himarës”, është shprehur Dule.

“Duhet të kuptojmë të gjithë se duhet të jemi me këmbë në tokë. Politika duhet të jetë afër qytetarit, komunitetit dhe shqetësimeve të tyre. Duhet të mënjanojmë ato grupime që dëshirojnë të largojnë vëmendjen nga ky realitet. Në shtetin e së drejtës ka një zinxhirë institucional që shprehen nëpërmjet vendimesh e relacionesh dhe nuk mund të bëhen pre e trillimeve, qoftë edhe mediatike”, theksoi Dule.

Top Channel