Dy në pranga për vjedhje banesash

09/03/2011 14:45

Seksioni Kundër Narkotikëve në Tiranë dhe Komisariati i Policisë së Kavajës kanë sekuestruar një sasi prej 4 kg lëndë narkotike e dyshuar Cannabis si dhe kanë dokumentuar një sërë vjedhjesh të ndodhura në Tiranë e Kavajë.

Gjatë ditës së djeshme është realizuar njëherazi operacioni policor në Kamëz, Paskuqan dhe Rrogozhinë Kavajë për kapjen e grupit kriminal me tendencë prodhimin dhe shitjen e lëndëve narkotike si dhe vjedhje të pronës.

Gjatë operacionit u arrit të ndalohet shtetasi Drilon Çuni, 21 vjeç, banues  në Mollas të Skraparit dhe Gani Seferi, 20 vjeç, banues në Rogozhinë.

Arrestimi i tyre u krye sepse dje në mesditë në fshatin Harizaj, Kavajë, janë kapur në flagrancë me një pistoletë elektrike paralizuese dhe dy shishe sprait paralizues.

Nga verifikimet e kryera rezultoi se këto shtetas në bashkëpunim me njëri-tjerin, dyshohen të jenë autor të një sërë vjedhjesh të ndodhura paralelisht në Kavajë, Paskuqan dhe Kamëz Tiranë.

Top Channel