Aksidenti në Elbasan-Cërrik, dy numri i viktimave

09/03/2011 09:25

Një aksident me pasojë vdekjen e dy të rinjve dhe plagosjen e tre të tjerëve ka ndodhur mbrëmjen e së martës. Ngjarja ka ndodhur në aksin Elbasan-Cërrik, pranë fshatit Gjergjan.

Në aksident janë përfshirë dy motoçikleta, pa targa ku ka shkaktuar një bilanc të rëndë të lënduarish.

Nga aksidenti kanë mbetur të vdekur drejtuesi i motoçikletës 22 vjeçari Besim Kullaku, banues në fshatin Gjergjan të Elbasanit dhe një person tjetër, i cili ende nuk është identifikuar nga policia.

Gjithashtu nga aksidenti kanë mbetur të plagosur 25 vjeçari Elvan Gjyla dhe 18 vjeçari Elvis Qosja të cilët ka qenë pasagjerë në mjetin e viktimës Kullaku.

Florenc Lika, 25 vjeç, ka qenë drejtuesi i mjetit tjetër dhe si pasagjer kishte viktimën e paidentifikuar.

Policia bën të ditur se Lika dher Qosja janë në gjendje të rëndë.

Mësohet se gjatë orëve të para të mëngjesit 18 vjeçari dhe personi i paidentifikuar janë nisur drejt Tiranës për në Spitalin Ushtarak, ku ky i fundit ka gjetur vdekjen gjatë rrugës.

Burimet bëjnë të ditur se shkak i aksidentit mendohet se është mjeti tip motorr, me të cilin udhëtonte shtetasi Florenc Lika, të ketë hyrë në krah të  kundërt.

Gjithashtu Lika ka qenë person me precedent penal, i akuzuar për veprën penale të vjedhjes së motorrave, madje atë që drejtonte e kishte të vjedhur.

Policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Top Channel